Prishtinë, 16 janar – Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mori ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e “Lutjes së mëngjesit”, që tradicionalisht e organizon Shtëpia e Bardhë në Uashington, e cila do të mbahet më 6 shkurt, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Kabinet i Haradinajt pasditen e sotme e publikoi ftesën për ceremoninë vjetore të “Lutjes së mëngjesit”, nikoqiri i së cilës është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ndërsa ia dërguan anëtarët e Kongresit amerikan, Tom Souzi dhe Xhon Mulenar.
Haradinaj vitin e kaluar nuk mori pjesë në ceremoninë në Uashington, sepse ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ia dha vizën. Jozyrtarisht, arsyeja e refuzimit të vizës ishte mospranimi nga ana e Haradinaj e kërkesave të Uashingtonit zyrtar për heqje të përkohshme të tarifave prej 100 për qind, të cilën dy muaj më herët e solli në importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Më vonë, në prill të vitit 2019, zyra përfaqësuese e SHBA-së në Kosovë ia miratoi vizën Haradinajt, që të mund të marrë pjesë në manifestimin të organizuar nga komuniteti katolik shqiptar në Nju-Jork.
Çdo vit anëtarët e Kongresit dhe presidenti i SHBA-së, së bashku me funksionarë të lartë, diplomatë dhe personalitete të tjera nga më shumë se 140 vende të botës, mblidhen në një mëngjes së përbashkët për t’u lutur dhe falënderuar për miqësinë dhe mirëqenien e ndërsjellë.(koha.mk)