Që grupi terrorist më në krye kriminelin Milan Radojiçiç, i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, të largohet maleve për në Serbi, ka negociuar me ta misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR
Kështu thuhet në raportin që u diskutua të shtunën në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.
“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, në të cilat ata u zhdukën (ICG, 2024)”, thuhet në raport.
“Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra luftëtarë të tjerë ishin fshehur në pyjet midis Banjës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një sasi të madhe armësh të afta për të shkaktuar dëme dhe viktima të konsiderueshme – kjo përfshin raketa-hedhës antitank, mortaja dhe granatahedhës, anti- mina tankesh dhe 24 automjete (një e blinduar) (ICG, 2024)”, theksohet aty.