Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Konjufca ka thënë se do të përpiqen që të gjitha marrëveshjet e arritura mes dyja vendeve të zbatohen.
“Jemi të gëzuar qe po ndodh ky takim sepse raportet tona me Shqipërinë nuk mund t’i përshkruajmë me fjalë të ngushta pasi janë raporte vëllazërore. Ne kemi obligime ndaj njeri tjetrit. Deri tash është bërë punë e madhe por hapësira për ti thelluar raportet tona është gjithmonë e hapur. Sa i përket marrëveshjeve që janë arritur deri tani do te përpiqemi që të i zbatojmë. Raportet diplomatike duhet të përmirësohen. Duhet të përmirësohet eksporti drejt Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.