Athinë, 14 korrik – Në vend të rritjes së kujdesit, qeveria ka dërguar vazhdimisht mesazhe relaksimi në periudhën e kaluar, në të njëjtën kohë kur rastet e koronavirusit janë në rritje, duke i konfirmuar kontradiktat dhe papërgjegjshmërinë mbi të cilat bazohen vendimet e saj, kumtojnë nga partia opozitare greke SYRIZA.
Duke i komentuar vendimet e fundit të qeverisë, SYRIZA theksoi se qeveria dhe Micotakis duhet të kuptojnë se shëndeti publik dhe turizmi “nuk mund të jenë një fushë për eksperimentim” dhe se serioziteti dhe konsistenca janë të nevojshme.
“Pasi nuk u angazhuan për teste përpara mbërritjes në aeroportet greke; pasi nuk miratoi kritere të unifikuara epidemiologjike për kontrollin e të gjitha pikave të hyrjes në vend; pasi, jashtë çdo logjike, ai i lejoi panairet, dhe dje ai nxitoi t’i ndalojë; pasi e injoroi rekomandimin e Komisionit të Ekspertëve dhe e shfuqizoi përdorimin e detyrueshëm të maskës në qendrat tregtare dhe mollet, pa provuar t’i shpjegojë arsyet, tani, nxiton të mbledhë pasojat e taktikave të tij të paparashikueshme nën kërcënimin e një shpërthimi të ri të pakontrolluar të pandemisë”, kumtojnë nga SYRIZA.