Shkup, 19 nëntor – Një fëmijë 13-vjeçar është lënduar më rëndë, ndërsa shoku i tij (12) ka marrë lëndime më të lehta mbrëmë në Prilep kur një automobil i drejtuar nga një person i panjohur ka goditur ata. Policia, siç njoftoi, po ndërmerr masa për gjetje të shoferit, i cili ka ikur nga vendi i aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30 në Prilep në rr.”Trajko Tarcan”. Shoferi i panjohur duke drejtuar automobilin, ka goditur këmbësorët-fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçare. Fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit në Prilep, ku tek fëmija 13-vjeçar janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa fëmija 12-vjeçar ka marrë lëndime trupore, qëndron në buletinin policor. Ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekip ka Stacioni policor në Prilep. Po ndërmerren masa për gjetje të shoferit.