Gjenevë, 1 mars – Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi sot se numri i rasteve të reja të koronavirusit është rritur javën e kaluar, për herë të parë pas shtatë javëve.
Ai e quajti rritjen “zhgënjyese por jo befasuese” dhe u kërkoi vendeve të mos i lehtësojnë masat për të luftuar përhapjen e infeksionit.
Deri më tani, pothuajse 115 milionë raste të Kovid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, më shumë se 2.5 milionë kanë vdekur dhe mbi 90.4 milionë janë shëruar.