Ish kryeministri dhe ministri për diasporë e njëherit deputet për shumë vite, Pandeli Majko nuk ka mund të fitojë mandatin e deputetit pasiqë PS në Tiranë morri vetëm 18 deputet kurse Majko ishte i 19 me rradhë. Ai përmes një mesazhi ka falenderuar të gjithë mbështetësit, por pas procedurave për shkarkim të presidentit aktual Meta a bëhet gati Majko ti zë vendin?
“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do t’i fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falënderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… ‘19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!’ Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë ‘everything’! Mirupafshim!”, ka shkruar Majko.