Në një qytezë në afërsi të Valencias në Spanjë, mbrojtësit e rendit ia kanë konfiskuar pronarit një gomar, që ishte munduar së tepërmi. Pasi fotografia ku shihet kafsha e shtrirë nga lodhja u publikua në internet, është zbuluar se kujt i përket gomari dhe është intervenuar për ta shpëtuar, transmeton Telegrafi. Së bashku me të është gjetur edhe një qen, që ishte shumë i dobët, sepse nuk i ishte dhënë për të ngrënë. “Herën tjetër kur bëni xhiro me gomarë derisa jeni në pushime, mendoni se sa shumë lodhen dhe trajtohen keq”, kanë shkruar organizatat për mbrojtjen e kafshëve.