Miqësia mes njeriut dhe kafshëve nuk është diçka e panjohur, por dyshja Ibrahim Ars dhe rosa e tij shkakton habi, por edhe buzëqeshje në fytyrat e banorëve të Atakumit, në qytetin turk të Samsunit. Ars ka blerë rosë një muaj më parë, kurse ajo tani nuk e lë atë as për një moment. Kujdesin për rosën filloi ta shfaqë në punë dhe ajo është mësuar me atë deri në atë masë sa që ajo tani e ndjekë atë me besnikëri. Edhe pse miqtë e Ars-it tashmë janë mësuar me ndjekësin e tij, kësaj miqësie të pazakontë i habiten kalimtarët e rastit. Ibrahim Ars për AA ka thënë se kafshët i kanë pëlqyer që kur ka qenë fëmijë dhe se ai gjithmonë ka dashur të rrisë kafshët. Ai thotë se rosës ia ka vënë emrin Devrim dhe se e ka për zemër. “Kur përfundoj punën, ajo më ndjek, nuk më ndahet. Nëse shkoj te miqtë e afërt tregtarë, në çajtore, shitore, madje edhe në treg, ajo vjen me mua. Ulet me mua dhe më pret. Nuk shkon askund. Njerëzit që na shohin na ndjekin me habi, befasohen nga miqësia jonë”, tha Ibrahim Ars, pronari i rosës.
Shoqëri e pazakontë, rosa me pronarin shkon në punë (FOTO)
Leave a comment