Laura PAPRANIKU
Shkup, 1 qershor – Jo të gjithë ata të cilët figurojnë si nxënës të shkollave fillore dhe të mesme vazhdojnë ta mbajë statusin e nxënësve deri në përfundim të vitit shkollor. Numri i atyre që në Maqedoni braktisin shkollën gjatë vijimit të vitit shkollor është jo i pakët, shkruan gazeta KOHA. Bazuar në të dhënat përkatëse për numrin nxënësve, një vit më parë shkollat fillore dhe të mesme kishin 5543 nxënës më pak nga sa kishin regjistruar në fillim të vitit shkollor. Konkretisht, nëse në shtator të vitit 2015 arsimi parauniversitar numëronte 268287 nxënës gjithsej, në qershor të vitit 2016 numri i tyre ishte 262744. Arsyet për të cilat nxënësi e braktisin shkollën mund të jenë të shumta, por kryesisht kanë të bëjnë me migrimi jashtë vendit si dhe largimin nga shkolla për shkak ët numrit të madhe të mungesave.
Në nivel të përgjithshëm, braktisja e shkollës në vitin 2015/2016 ishte 2.1 për qind e numrit të atyre që ishin të regjistruar si nxënës në shkollat fillore dhe të mesme në fillim të vitit. Shkalla më të larët e braktisjes është shënuar në arsimin e mesme, konkretisht 3.3 për qind, për dallim prej braktisjes në nivelin e 1.5 përqindëshit në shkollat e mesme. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në 988 shkolla fillore, të cilat hapën vitin shkollor 2015/2016 ishin 187992 nxënës gjithsej. Mirëpo nëntë muaj më vonë, respektivisht në përfundim të atij viti shkollor numëroheshin 185119 nxënës ose 2873 nxënës më pak. Sakaq, lidhur me shkollat e mesme të dhënat e ESHS-së flasin për braktisje me intensitet dyfish më të lartë. Në 117 shkollat e mesme të cilat hapën vitin shkollor 2015/2016, sipas këtyre të dhënave kishte 80295 nxënës. Ndërkaq, në përfundim të po këtij viti t shkollor (pra në muajin qershor) janë regjistruar 77625 nxënës që, do të thotë se shkollën e mesme e kanë braktisur 2670 nxënës, respektivisht 3.3 për qind. Të para si sasi në vete, numri i atyre që kanë braktisur shkollën në të dyja nivelet e shkollimit është i përafërt (2873 në shkollat fillore dhe 2670 në shkollat e mesme), mirëpo arsimi fillor përfshin nëntë vite shkollimi, ndërsa arsimi i mesëm katër vite makisimalisht, do të thotë që ka dyfish më shumë nxënës në nivelin e arsimit fillor. Për këtë edhe përqindja e kategorisë së nxënësve që kanë braktisur shkollën është dyfish më e madhe në arsimin e mesëm krahasuar me të njëjtën kategori të nxënësve në arsimin fillor.
Këto ndryshime janë reflektuar domosdo edhe në numrin e paraleleve, sfidës në arsimin fillor dhe numrin e mësimdhënësve të angazhuar, posaçërisht në arsimin e mesëm. Në arsimin fillor është ulur për 88 më pak numri i paraleleve brenda viti shkollor ndërsa në arsimin e mesëm janë shkurtuar vetëm 3 paralele. Konkretisht nga 10709 paralele në fillim të vitit 2015/2016 në shkollat fillore, në përfundim të po këtij viti ishin 10621 paralele. Në arsimin e mesëm nga 3497 paralele, numri i tyre shkoi në 3494 në përfundim të vitit shkollor, edhe pse brenda këtij intervali kohor numri i nxënësve ka zbritur për 2670. Ndikimi më i madh i braktisjes së shkollës në arsimin e mesëm është ndjerë në numrin e mësimdhënësve, duke bërë që nga fillimi i vitit shkollor deri në përfundim të tij, në shkollat e mesme të kemi 52 mësimdhënës më pak. Pra, nga 7341 mësimdhënës në fillim të vitit shkollor 2015/2016 përfundimin e këtij viti e pritën 7289 mësimdhënës. Ndërkaq, përcjell KOHA, në arsimin fillor ndodh e kundërta, pavarësisht rënies së numrit të nxënësve kemi shtim të numrit të mësimdhënësve edhe atë për 150 më tepër. Statistikat tregojnë se në shkollat fillore vitin e kaluar shkollor e nisën 17641 mësimdhënës, ndërsa në përfundim të këtij viti shkollor ishin 17791 mësimdhënës. Rritje në numrin e shkolla, si objekte, pa dallim nëse bëhet fjalë për shkolle qendrore, periferike apo të disperzuara ka pasur në të dyja nivelet e shkollimit edhe pse është një rritje simbolike. Në arsimin e mesëm nga 988 shkolla në përfundim të vitit janë shënuar 990, kurse në arsimin e mesëm nga 117 në 121 shkolla.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara