Në Skoci sot në kuadër të planit qeveritar “Gjenerata pa cigare”, në fuqi ka hyrë Ligji i ri për ndalesë për pirje të duhanit në automobila, në të cilët gjenden fëmijë. Në pajtim me Ligjin e ri, policia ata persona që do t’i hasë me cigare të ndezur në automjet privat, në të cilin gjenden persona minoren do t’i dënojë me njëqind funte në vendin e ngjarjes. Përderisa rasti vjen deri në gjykatë, dënimi mund të arrijë deri në një mijë funte. Ligjin njëzëri e miratuan të gjithë anëtarët e Parlamentit skocez. Masa e re është vendosur në kuadër të planit të Qeverisë skoceze për zvogëlimin e shkallës së pirjes së duhanit në më pak se nën pesë për qind deri në vitin 2034.