Lista sekrete e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme e konteston statusin e 25 ishujve dhe 127 ishujve më të vegjël ose shkëmborë në Detin Egje, shkruan gazeta greke “Proto Tema”. “Nuk është e rastësishme që akoma bëhet fjalë për listë sekrete të njohur me shkurtesën EGAYDAAK nga gjuha turke. Me këtë shkurtesë, Ankaraja i shënon ishujt, mbi të cilat – sipas saj, konform marrëveshjeve ndërkombëtare sovraniteti nuk i është dhënë Greqisë, thekson gazeta. Bëhet fjalë për grupe të vogla ishujsh në pjesën qendrore dhe jugore të Detit Egje në rajonin e ishullit të Kretës. Sipas “Proto Tema” lista është pasqyrë e ambicieve turke për krijimin e “zonave gri” në rajon.