Si duket të pasurit janë lodhur nga jahtet private e helikopterët, tani ata së shpejti mund t’i shtojnë koleksionit të tyre edhe një nëndetëse. Nëndetësja Neyk është e gjatë afër 20 metra, ndërsa në të zë deri 20 të ftuar e arrin thellësinë deri në 500 metra, e kompletuar me një bar, librari e një kuzhinë. Kjo nëndetëse e stilit “James Bond” ka një ‘hundën’ nga xhami që ofron pamje 270 shkallë. Prodhuesit e saj pretendojnë se nëndetësja është “e shkathtë si një peshkaqen”, me një motor pothuajse të pa zhurmshëm, dhe se brendësia e saj mund të dizajnohet sipas nevojave specifike të secilit klient. Neyk është një bashkëpunim në mes të ‘Ocean Submarine” dhe ‘Rolls-Royce’ ndërsa është duke u ndërtuar në Holandë e pritet të prezantohet për herë të parë në janar të 2018-ës.