Kur zgjidhni një PIN për diçka, është veçanërisht e rëndësishme që ai të mos jetë një numër i lehtë që çdokush mund ta hamendësojë. Megjithatë, disa njerëz ende nuk e kanë mësuar mësimin e tyre. PIN-i më i përdorur në botë është ai klasik – 1234, sipas një analize të bazave të të dhënave të rrjedhura nga faqja e internetit Information is Beautiful. Ky PIN është përdorur në 11 për qind të rasteve të analizuara, i ndjekur nga: 1111, 0000, 1212 dhe 7777.
Janë analizuar më shumë se 3.4 milionë raste kur bazat e të dhënave kanë qarkulluar në internet Përveç kombinimeve që përmbajnë numra të njëjtë ose ngjitur (p.sh. 2323 ose 5656), një gabim tjetër që bëjnë njerëzit është zgjedhja e datës së lindjes për PIN-in e tyre. Këtu është lista e plotë e 10 PIN-ve më të zakonshëm që përmbajnë numra: 1234, 1111, 0000, 1212, 7777, 1004, 2000, 4444, 2222, si dhe 6969.
Një gjë interesante, siç thamë, janë analizuar 3.4 milionë PIN, dhe ekspertët thonë se pas 61 përpjekjesh hakerët mund të merrnin me mend një të tretën e tyre, dhe me 462 përpjekje do të ishte e mundur të hamendësohej gjysma (1.6 milion). Pas listës së më të zakonshmeve, ekziston edhe një listë me 10 PIN-të më të rrallë që përmbajnë numra: 8557, 8438, 9539, 7063, 6827, 0859, 6793, 0738, 6835 dhe 8093.