Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e ardhshme të rregullt të martën do t’ia rekomandojë Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhje të prokurorit të ri publik, informoi sot zëdhënësi Mile Boshnjakovski.
Siç informoi ai, pasi propozimi t’i parashtrohet Kuvendit të Maqedonisë, ky i fundit hap konkurs për aplikim të kandidatëve. Për të gjithë kandidatët Këshilli i Prokurorëve do të jep mendim veçmas të cilat më pas i shqyrton Qeveria e Maqedonisë dhe propozon vetëm njërin prej tyre në Kuvend. Zgjedhja në Kuvend bëhet me 61 vota “për”.
“Prokurori Publik i ri do të jetë person profesionist dhe me përvojë në fushën e jurispodencës, i pavarur dhe që do të punojë për të mirën e qytetarëve. Më 22 gusht qeveria e Maqedonisë do ta shqyrtoj propozimin për prokurorin e ri publik dhe do të vendos për të. Pasi të merr vendim qeveria të njëjtin e propozon në Kuvend. Pasi t’i propozohet Kuvendit e njëjta shpall konkurs. Konkursi do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Pasi të hapet konkursi, kandidatët do të shqyrtohen nga Këshilli i Prokurorëve i cili edhe do të japë mendim për ata. Mendimi i Këshillit të Prokurorëve i prezantohet Qeverisë së Maqedonisë e cila do të vendos për njërin nga kandidatët e paraqitur. Kandidati i përzgjedhur nga Qeveria i propozohet Kuvendit i cili edhe duhet ta votojë. Përzgjedhja e prokurorit të ri publik bëhet me 61 vota “për””, sqaroi Boshnjakovski.
Me propozim të Qeverisë, Kuvendi dje pasdite e shkarkoi Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i Republikës së Maqedonisë. Në shkaqet për shkarkim, Qeveria përmendi se Zvërlevski e ka kryer funksionin në mënyrë joligjore, jo me kohë dhe jo mjaftë profesionalë. Me sjelljen dhe veprimin e tij, sipas Qeverisë, ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit dhe e ka shkelur autoritetin e tij.
Mandati i prokurorit shtetëror publik është gjashtë vite me të drejtë të rizgjedhjes.