Në një deklaratë të fundit për mediat, Arbër Ademi ka akuzuar partitë e tjera politike për një marrëveshje të fshehtë jo parimore, të cilat, sipas tij, kanë shkelur vullnetin e popullit.
Ai ka theksuar se kundërshtimet e orkestruara janë paraqitur vetëm për vendimet e marra në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, ku, sipas tij, nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor, siç dëshmohet edhe nga nënshkrimet e proceseve zgjedhore nga anëtarët e këshillave zgjedhore.