Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shkodër.
“Ne do të zbatojmë dekretin për ç’dekretimin e zgjedhjeve. Kjo është ezauruar, nuk mund të bëjmë më ndryshe. Është detyrim ligjor. Kam komunikuar gjatë këtyre javëve me të gjithë institucionet duke bërë me dije këtë qëndrim.