Shkup, 17 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka mirëpritur dhënien e mandatit nga presidenti Ivanov , ndërsa është shprehur se kthim mbrapa nuk ka. “Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka. Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Ahmeti.