Profesori Caleb Scharf, një astrofizikan, beson se alienët kontrollojnë të gjitha aspektet e botës fizike – nga graviteti, deri te shpejtësia e dritës. Në revistën shkencore Nautilus, Caleb tha se “ndoshta jeta hiper-e avancuar nuk është vetëm jashtë tokës, por tashmë edhe rreth nesh”. “Ajo është e ngulitur në atë që ne e perceptojnë të jetë fizika jonë. “Me fjalë të tjera, jeta nuk mund të jetë vetëm në ekuacionee. Ajo mund të jetë ekuacion”, ka shkruar Caleb Schard i Universitetit Kolumbia, ndërsa beson se ne nuk mund të shohim jashtëtokësorët, pavarësisht se ata mund të jenë rreth nesh.