Në Ditën Botërore Humanitare, Ambasada Zvicerane në Maqedoninë Veriore ka thënë se nderon punën e grave humanitare si dhe punëtorët e tjerë që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar në shpëtimin dhe përmirësimin e jetës së të tjerëve.
“Këtë vit ne e nderojmë punën e grave humanitare dhe ndryshimin e madh që ata bëjnë për miliona njerëz në nevojë urgjente. Lea është një nga këto gra të guximshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas tyre, Lea ka ndihmuar në rindërtimin e shtëpive në Haitin Jugor, një rajon i goditur nga uragani Matthew.
Ajo gjithashtu punon në zvogëlimin e rrezikut nga katastrofa duke miratuar / aplikuar metoda të reja ndërtimi që janë më rezistente.