Shkup, 22 qershor – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot pati takim me delegacionin e biznesit nga Republika e Libanit, kryesuar nga Samer Soufan, kryetar i Këshillit të biznesit të Libanit dhe Maqedonisë dhe drejtor ekzekutiv i Arabele Internashënëll. Kabineti i Angjushev kumtoi se në takim është diskutuar për mundësitë për investim nga ana e kompanive libaneze në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast nga ana e përfaqësuesve të Këshillit të biznesit të Libanit dhe Maqedonisë u prezantuan disa projekte potenciale investuese nga energjetika, me fokus të posaçëm të burimeve ripërtëritëse të energjisë, turizmit, industrisë së lehtë dhe nga sfera e reklamimit multimedial. Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e hapur për bashkëpunim me investues të huaj, çdo projekt i ofruar do të shqyrtohet me vëmendje dhe do të vlerësohet nga aspekti i ndikimit të ekonomisë vendore. Ai shtoi se idetë e prezantuara projektuese janë me t[ vërtetë interesante, dhe vlen të njëjtat të zhvillohen plotësisht, të analizohen me kujdes dhe nëse vlerësohet se do të jenë me benefit për ekonominë e Maqedonisë, bashkëpunimi do të jetë edhe më i intensifikuar. “Qeveria është e hapur për investime të huaja, janë të mirëseardhura investues të huaj të cilët do të sjellin inovacione, teknologji bashkëkohore dhe prodhime me vlerë të shtuar më të lartë, ndërkaq secili projekt do të vlerësohet edhe nga aspekti i asaj se çfarë ndikimi do të ketë ndaj ekonomisë së Republikës së Maqedonisë. Sa më të mëdha efekte për ekonominë vendore ka nga realizimi i projektit, aq më mirë”, nënvizoi zëvendëskryeministri Angjushev. Relacionet e biznesit mes Maqedonisë dhe Libanit u intensifikuan para rreth 2 viteve, përderisa Këshilli i biznesit i Maqedonisë dhe Libanit është themeluar vitin e kaluar. Si hapa të ardhshëm të bashkëpunimit është arritur marrëveshje q[ një ekip ekspertësh ta vizitojë Maqedoninë dhe plotësisht t’i hulumtojë mundësitë për investim në bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe lokale.