Londër, 18 nëntor – Përfaqësuesja e Anglisë në futboll mbrëmë e fitoi Kosovën me rezultat 4:0, dhe e përfundoi vitin 2019 me 38 gola të shënuara. Për ekipin britanik ky është rezultati më i mirë sa i përket efikasitetit në 111 vitet e fundit, përcjell KOHA.
Në vitin 1966, kur Anglia u bë kampion i botës në futboll për herë të parë dhe të fundit, po ashtu shënoi 38 gola. Por, për dallim nga ajo kohë kur zhvilloheshin 17 ndeshje, në vitin 2019 u zhvilluan vetëm 10 ndeshje.
Ndryshe, anglezët shënuan më shumë gola para 101 viteve. Atëherë ata në vetëm shtatë ndeshje, 39 herë e mposhtën portën e kundërshtarëve. (koha.mk)