Për shkak të mungesës me arsyetim të mbrojtjes së të tre të akuzarve për dhunë, sot në gjykatën e Kumanovës është anuluar seanca kundër të akuzuarit Boban Iliq, i cili akuzohet se vjet e ka vrarë katëvjeçarin Almir Aliu, njoftuan avokatët e përfshirë në këtë rast. Avokatët informuan se seanca e radhës do të mbahet më 29 nëntor, ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare dhe më pas të shpallet edhe aktgjykimi. Natën e 25 qershorit të vitit 2016, nga një veturë e tipit Mercedez “C200”, drejtuesi i të cilit ishte Boban Iliq, u shtyp për vdekje vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu.