“Anija kozmike mëmë” ashtu siç e quajnë të apasionuarit, pra “Campus 2″, nuk është as një iPhone i ri dhe as një Mac. Kjo do te jetë selia e re qendrore e kompanisë teknologjike “Apple”, projekti i fundit i madh i dashur dhe i krijuar nga Steve Jobs. Ai vendosi vetë si për strukturën në vija të përgjithshme, por edhe për detajet më të vogla, ashtu siç bënte edhe për Mac-et, iPhone-t dhe iPad-in e parë. “Campus 2” po shkon drejt fundit pas katër vitesh punë dhe gjendet pak kilometra larg selisë historike të Apple-s, në zemër të Silicon Valley-t. Pritet që në mars selia e re të jetë gati për punonjësit.