Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të hënë mbrëma rreth orës 20:10 në rrugën “113″ në Tetovë, me urdhër gjykate, kanë arrestuar 50-vjeçarin R.A. nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg në Institucionit Penal Korrektues Burgu i Tetovës në Tetovë. Menjëherë pas arrestimit, personi është dorëzuar në këtë institucion.
Poashtu të hënën mbrëma rreth orës 22:45 në rrugën “Lenin” në Tetovë, me urdhër gjykate, është arrestuar 21-vjeçari K.E. nga Tetova për vuajtjen e dënimit me burg në Institutin Korrektues Penal-Burgu i Tetovës në Tetovë, ku edhe u dorëzua më vonë për vuajtje të dënimit.