E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Arrestohet hajduti shqiptar, i dyshuar për 140 vjedhje

Ai është cilësuar si njëri nga hajdutët më të rrezikshëm, madje më i rrezikshmi në Gjermaninë veriperëndimore. Ai akuzohet për 40 vepra penale. Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një hajdut shqiptar, i cili ishte shumë i rrezikshëm, madje i cilësuar më i rrezikshmi në veriperëndim të Gjermanisë, shkruan ‘Bild’. 42-vjeçari shqiptar akuzohet për rreth 140 vjedhje në Delmenhorst, Bremen dhe zonën përreth, ku ka pasur edhe katër bashkëpunëtorë tjerë të moshave 41, 51, 52 dhe 54-vjeç, përcjell albinfo.ch. “Është ngritur një komision emergjent në prokurorinë e Bremenit dhe Saksoninë e Poshtme”, thuhet në raportin policor. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është kapur në flagrancë gjatë fillimit të nëntorit në rrugën Recklinghauser. Ai qëndron në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë të lirë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm