Një këshilltar i lartë i kryeministrit turk u arrestua sot nga autoritetet, pas dyshimeve se i përkiste lëvizjes së predikuesit, Fetullah Gjulen, akuzuar për organizimin e një grusht shteti të dështuar në korrik 2016, njoftoi Agjencia Anadolli. “Birol Erdem, një prej këshilltarëve kryesorë të kryeministrit, Binali Jildirim u arrestua në Ankara dhe u vendos në paraburgim me bashkëshorten, Gulumser Erdem, me kërkesë të prokurorisë së Ankarasë”, citon media.
Erdem është një prej funksionarëve më të lartë që janë arrestuar në kuadër të dënimeve të ndërmarra pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik. Që prej grushtit të dështuar të shteti, rreth 50 000 persona janë arrestuar dhe më shumë se 100 000 janë shkarkuar apo pezulluar, nën dyshimin për lidhje apo anëtarësim në lëvizjen e Gjulenit.