Lajme të rëndësishme për tifozët italianë dhe sidomos të apasionuarit pas Formula 1. Çmimi i Madh i Monzas i cili ishte në dyshim për të mos u zhvilluar më do të vazhdojë të jetë e pjesë e Botërorit të Formula 1 të paktën edhe 3 vitet e ardhshme. Kompania Liberty Media që mbron të drejtat e këtij sporti, ka arritur akordin me federatën italiane të automobilizmit, duke rinovuar kontratën e cila do të zgjasë të paktën deri në vitin 2022, vit në të cilin do të festohet edhe 100-vjetori i pistës së Monzas.