Shkup, 30 prill – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka reaguar ashpër në keqpërdorimin ë fëmijëve dhe të rinjve pa prindër dhe që janë nën kujdesin e SOS Fshatin për Fëmijëve nga ana e kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, siç thuhet në reagim e MPPS-së, sot ka përgaratitur ushqim për fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve, duke e manipuluar opinionin se janë rrezikuar dhe se u nevojitet ushqim, përcjellë KOHA.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e informon opinionin se SOS Fshati i fëmijëve është institucion privat i cili kujdeset për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror në bazë të marrëveshjes së lidhur me shtetin, ndërsa shpenzimet për çdo fëmijë në nivel mujor i mbulon Qendra kompetente për punë sociale dhe e njëjta arrin 18.000 denarë. Përveç shfrytëzimit të kompensimit mujor, sipas marrëveshjes IP SOS-Fshati i fëmijëve, ka obligim që për fëmijët të kujdeset në mënyrën më të mirë për interesin e tyre, t’u sigurojë ushqim, veshmbathje, kujdes dhe edukim deri në kthimin e tyre te familjet, përkatësisht deri në aftësimin e tyre për jetë të pavarur dhe punë. Institucioni është i obliguar që fëmijëve dhe të rinjve t’u sigurojë mësim të arsimit fillor dhe të mesëm në institucionin adekuat, organizim të ndihmës profesionale për mësim të suksesshëm të programeve edukative-arsimore, të organizojë forma të ndryshme të punës dhe jetës, si dhe të kujdeset për shëndetin e tyre”, thonë nga MPPS. (koha.mk)