Athinë, 30 prill – Më 1 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë është paralajmëruar grevë 24-orëshe e punëtorëve të transportit, me çka janë përfshirë trafiku i autobusëve, trolejbusëve, urbani dhe metroja, si dhe lëvizja e anijeve dhe feribote, përcjellë KOHA.
Shoferët e transportit publik në Athinë dhe Pire, do të mbajnë grevë gjatë gjithë ditës. Shoferët e metrove do të mbajnë grevë nga ora nëntë deri në fund të orarit të punës, ndërsa anijet dhe feribotet nuk do të qarkullojnë 24 orë, ndërsa greva fillon sonte në mesnatë. (koha.mk)