Tokio, 20 janar 2017 (MIA) – Turqia e ka sponsorizuar grupacionin terrorist Shteti Islamik, ndërsa presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka qenë i përzier në aktivitete për të ndihmuar SHI-së dhe kontrabandë të naftës nga Siria, deklaroi presidenti sirian Bashar al Asad në intervistë për televizionin japonez Ti-Bi-Es, njofton TASS. “Në qoftë se flasim hapur SHI u krijua nën mbikëqyrje të SHBA-së në Irak në vitin 2006 dhe u bazua ekskluzivisht në Irak”, deklaroi Asad. “Pas fillimit të konfliktit sirian, Turqia e sponsorizonte këtë organizatë, me atë që i ka shfrytëzuar burimet siriane të naftës për eksport të lëndëve të para, ka realizuar përfitime dhe ka tërhequr luftëtarë të rinj në radhët e saj”, shtoi ai. “Edhe Turqia ka qenë në mënyrë indirekte e kyçur në kontrabandën e naftës me pjesëmarrje dhe bashkëpjesëmarrje të vetë Erdoganit”, tha Asad. Për këtë arsye ai konsideron se nuk mund të presë luftë reale kundër SHI-së nga ana e Turqisë ose SHBA-së. Për momentin në gjithë territorin e Sirisë mbizotëron armëpushimi, i cili hyri në fuqi nga 30 dhjetori. Marrëveshjes iu bashkangjitën edhe forcat qeveritare dhe shtatë grupacione të opozitës së armatosur. Garantues për armëpushimin janë Rusia dhe Turqia. Kjo megjithatë nuk i përfshin luftimet me terroristët, ndërsa në këtë kuptim me grupacionin SHI.