Kito, 7 dhjetor – Për themeluesin e Uikiliksit, Xhulijan Asanzh është i papranueshëm vendimi i presidentit të Ekuadorit, Lenin Moreno, që ai ta lëshojë Ambasadën e Ekuadorit në Londër, deklaroi avokati i tij Bari Polak për gazetën “Telegraf”.
Paraprakisht, Moreno deklaroi se autoritetet në Kito kanë arritur marrëveshje me Qeverinë britanike, sipas së cilës, Asanzh nuk do të ekstradohet në vend, ku ka kanosje të dënohet me vdekje.
“Ideja se Asanzhi nuk ka arsye të druajë, derisa dënimi me vdekje është përjashtuar, qartë është e gabuar. Sepse akuza të ngjashme kundër tij janë ngritur edhe në SHBA, Ekuadori duhet t’ia vazhdojë azilin”, deklaroi Polak.
Uikiliks dje në Tuiter publikoi akuza kundër Morenos se ka tentuar ta “kahëzojë vëmendjen” nga një artikull në “Njujork tajms”, në të cilin pohohet se ka dashur “ilegalisht t’ia shesë Asanzhin SHBA-së, në ndërrim të lehtësimit të borxhit të Ekuadorit”.
Themeluesi i Uikiliksit në vitin 2012 është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, që evitojë ekstradimin në Suedi, ku ishte i akuzuar për përdhunim.
Gjykata suedeze ndërkaq e ka ndërprerë hetimin, por Britania e Madhe bëri të ditur se do ta arrestojë nëse e lëshon Ambasadën, sepse nuk i ka respektuar kushtet për lirimin e tij me garanci.
Asanzh, ndërkaq, druan se nëse e lëshon Ambasadën, mund të arrestohet dhe ekstradohet në SHBA ku përballet me akuza për tradhti, për shkak të publikimit të dokumenteve të besueshme ushtarake dhe diplomatike amerikane të Uikiliksit në vitin 2010.