Bukuresht, 26 tetor – Autoritetet rumune kumtuan se një aeroplan i kompanisë “Uizer”, i cili ka fluturuar nga Gjeorgjia drejt Polonisë, është detyruar të aterojë në aeroportin në Bukuresht për shkak të kërcënimit me bombë.
Aeroplani Erbas A320 në linjën Kutaisi – Varshavë ka ateruar i sigurt pasi që është riorientuar drejt Rumanisë.
Zëdhënësi i Aeroportit ndërkombëtar, Valentik Jordake deklaroi se aeroplani pasi që kanë dalë 173-të udhëtarët është dërguar në lokacion të izoluar në pistën ku është kryer kontrolli dhe skenimi i bagazhit.
Jordake shtoi se kërcënimi me bombë është marrë përmes telefonit nga një zë femre.
Aeroplani ka fluturuar pesë orë më vonë drejt Varshavës, pasi që autoritetet rumune e kanë kryer kontrollin.