Atletico Madrid bën një goditje surprizë për të ardhmen. Klubi spanjoll njoftoi se ka arritur akordin për blerjen e sulmuesit të talentuar Nicolas Ibanez, bomberit 24-vjeçar, i cili këtë vit ka shënuar 22 gola në 42 ndeshje në kampionatin meksikan.
Ibanez vesh të njëjtat ngjyra si të Atleticos së Madridit, por me logon e skuadrës së San Luis, teksa edhe këta të fundit njoftuan zyrtarisht këtë transferim.
Sulmuesi do të vijojë edhe një vit me ekipin aktual në formë huazimi, por drejtuesit e Atleticos nxituan blerjen e tij për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera spanjolle.