Për Felipe Caicedo ka ardhur moment për të nisur një aventurë të re. Sulmuesi ekuadorian, përmes agjentit të tij, i ka kërkuar Igli Tares që të pranojë ofertat në drejtim të tij, që nuk mungojnë.
Galatasaray është skuadra që ka rikthyer interesimin për 30-vjeçarin, të cilin e kërkoi edhe në merkaton e janarit, por bardhekaltërit refuzuan çdo ofertë.
Edhe vetë Fatih Terim ka biseduar me lojtarin për ta bërë sulmuesin kryesor të skuadrës dhe te Lazio duken të dorëzuar, pasi Caicedo ka vetëm një vit kontratë të mbetur, ndaj nuk mund të rrezikojnë ta humbasim me parametra zero në 2020-ën.