Kombëtarja e Austrisë, ka shënuar humbje me rezultat 0-1 në shtëpi kundër Irlandës, e kështu pothuaj i kanë shuar gjasat për një kualifikim direkt në Botërorin 2018. Një gol i mesfushori McClean i siguroi pozitën e parë në Grupin D Irlandës që tani ka 10 pikë. Austria mbetet në kuotën e 4 pikëve.