Dje deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut votuan Qeverinë teknike e cila jep mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu i uroj mirëseardhje në zyrat e ministrisë, zëvëndësministrit plotësues z.Stefan Andonovski.
“Shpresoj dhe pres bashkëpunim konstruktiv në interes të realizimit të qëllimeve të MSHIA-s dhe kontribut në realizimin e sa më shumë aktiviteteve dhe projekteve në interes të qytetarëve!
Sot ai pati rastin të merrte pjesë në takimin e rregullt të mëngjesit, ku u njoh me pjesën më të madhe të aktiviteteve aktuale të ministrisë dhe u vërtetua vetë për atë se me çfarë përkushtimi dhe përgjegjësie i afrohet kësaj pune çdo punonjës i MSHIA-s! Në ministrinë tonë nuk ka asnjë ndarje apo privilegje, edhe më pak sipas përkatësisë partiake apo etnike dhe kjo është një vlerë që besoj se do të arrijmë ta mbajmë së bashku edhe në qeverinë teknike!”,deklaroi Aliu.