Bananja është ushqim shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm. Vitaminat që i përmban ajo janë shumë të mira për organizmin tonë.
– Parandalimi i sëmundjeve onkologjike. Bananet përmbajnë një proteinë specifike që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve onkologjike. Bananet më të pjekura kanë më shumë nga kjo proteinë, kështu që rekomandohet të hahen bananet me lëkurë të errët.
– Luftojnë dhimbjet. Mungesa e mineraleve në muskuj dhe eshtra është diçka mjaftë e zakonshme. Duke konsumuar produkte që janë të pasura me potazium dhe magnesium si bananet mund të parandaloni dhimbjet e muskujve dhe të eshtrave.
– Parandalojnë sëmundjet e veshkave. Ushqimet që përmbajnë potazium janë faktorët kryesorë të luftimit të gurëve në veshkë. Sipas studimeve të fundit duhet të hani së paku 1 banane në ditë në mënyrë që të zhdukni rrezikun nga gurët në veshkë për 40%.
– Për një zemër të fuqishme. Një dietë e pasur me potazium është e rekomanduar për njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut. Së paku 1.3 gram në dite duhet të hahet ushqim që përmban potazium në mënyrë që të ulni rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 26%. Për të arritur këtë gjë, duhet të hani 2-3 banane në ditë.
– Enë të gjakut të pastra. Kolesteroli është kryesori në qarkullimin e gjakut. Për këta arsye duhet të hani sa më shumë banane sepse ato përmbajnë një mineral i cili pastron enët e gjakut.
– Për bark të shëndoshë. Bananet u rekomandohen njerëzve që kanë probleme me bark për shkak se përmbajnë një enzimë speciale e cila i mbron zorrët.
– Shton energjinë. Banania përmban shumë vitamina dhe minerale të cilat ndikojnë shumë mirë në trupin tonë, pas ngrënies së vetëm 1 banane trupi jonë fiton shumë energji.
– Ju bën të lumtur. Bananet përmbajnë një hormon të lumturisë! Përpos vitaminës B e cila ka efekt pozitiv në sistemin nervorë.