Pas Gary Lineker, që ka veshur fanellën “blaugrana” nga 1986-a në 1989-n, një thetër yll i futbollit anglez është transferuar te Barcelona. Është 25 vjeç dhe ka një të kaluar te Manchester Coty ku ka realizuar 31 gola në 74 ndeshje. Quhet Toni Duggan, është bionde dhe ka dy sy të mrekullueshëm ngjyrë blu.
Skuadra e fermave e Barcelona-s luan në Women Primera Division dhe sezonin e kaluar ka arritur në gjysmëfinalen e Champions League. Objektivi për sezonin e ri është të fitohet titulli kontinental dhe blerja e sulmueses angleze (në 2016-ën ka fituar çmimin Lojtarja e Vitit në Super League 1 me City-n) konsiderohet përcaktuese për realizimin e këtij suksesi.
Toni Duggan ka një ecuri shumë të mirë edhe me kombëtaren e “Tre Luanëve”. Ajo ka luajtur 47 ndeshje dhe ka realizuar 15 gola më Anglinë. Futbollistja e bukur nga Liverpuli ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Barcelona-n. Fotografitë e saj të para me fanellën e skuadrës katalanase kanë bërë për vete tifozët.