Darijo Srna pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. Kroati që aktivizohet te Shakhtar Donstek,pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në kuadër të Europa League ndaj Bragës, i ka bërë të ditur skuadrës se dëshiron transferimin te gjiganti nga La Liga. Srna pritet të mbulojë zbrazëtirat e mëdha që ka lënë Dani Alves pas largimit në drejtim të Juventusit. Mundodeportivo ka mësuar se ky transferim do të finalizohet me t’u hapur afati kalimtar i janarit, shkruan Lajmi.net. Srna është 35 vjeçar dhe në karrierën e tij ka luajtur vetëm për dy skuadra, Hajdukun e Splitit dhe Shakhtar Donstek.