Policia autonome e Katalonjës ‘Mossos D’Esquadra’ njoftoi arrestimin e tetë personave të akuzuar për trafik droge si dhe për organizim të një orgjie në një shtëpi të qytetit, gjatë pandemisë së koroanvirusit. Arrestimi i mbrëmjes së djeshme u bë rreth orës 22.00 kur një prej të ftuarve telefonoi në numrin e emergjencës 112 për zhvillimin e çuditshëm që gjeti në festë.
Brenda apartamentit në fjalë oficerët gjetën tipe të ndryshme substancash të ndaluara si kokainë, e ekstazi. Orgjia raportohej se ishte organizuar nga rreth 20 persona por deri në atë moment vetëm tetë prej tyre ishin paraqitur në apartamentin e zonës Carrer Casp (mes Piazza Tetuan dhe Harkut të Triumfit) të kryeqytetit katalan.
Apartamenti ishte marrë me qera si shtëpi turistike nga një prej pjesëmarrësve. Policia kontrolloi të gjithë personat dhe mbi një prej tyre aplikoi tampon testimi pasi shfaqte kollë, por rezultoi negativ, sipas burimeve. Ata u arrestuan me akuza të shkeljes së gjendjes së emergjencës deh zotërim drogash.