Këndon live dhe këtë profesion e ka shumë pasion pasi punon edhe si infermiere. Bardhë Gega në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA tregon për planet e reja që ka bërë për këtë vit
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Këtë vit ke lancuar shumë projekte muzikore, cila këngë sipas teje ka rezultuar më e suksesshme?
Të gjitha projektet muzikore më marrin shumë kohë për ti realizuar ngase dëshiroj që gjithçka të jetë shumë profesionale në këto rrethana e kam shumë të vështirë të dalloj por do them që është kënga Çika e diasporës si më e suksesshme.
KOHA: Kënga e re që e ke hedhur pak kohë më parë flet për kombin shqiptarë, kush ka qenë bashkëpunuesi në krijimin e këngës?
Në bashkëpunimin e kësaj kënge kanë qenë tekstshkruesi Fran Laska ndërsa për kompozimin dhe orkestrimin është marrë Alban Arifi.
KOHA: Me qenë se e zotëroni shumë mirë muzikën live, je shumë e angazhuar në koncerte apo ahengje familjare?
Në të vërtetë vet të kënduarit live është emocion në vete unë ndihem shumë mirë para publikut si në koncerte ashtu edhe në gëzime familjare, mjaftoj të shoh ato derisa shijojnë muzikën time.
KOHA: Përveç muzikës ju me profesion jeni edhe infermiere, ku e gjeni veten më mirë?
Unë me profesion jam infermiere me banim në Itali, por sikur shkon të dyja bashkë është si terapi muzika.
KOHA: Cilat janë planet për këtë vit?
Për këtë vit kam shumë projekte dhe krijimtari të reja dhe koncerte pafund aty ku flitet shqip.