Ylli i futbollit argjentinas, Carlos Tevez, është martuar me të dashurën disavjeçare, Vanessa Mansilla, në një ceremoni të mbajtur në San Isidrot. Futbollisti 32-vjeçar është bashkë me Vanessan që kur ishte 13-vjeç dhe gjatë gjithë karrierës ishin bashkë. Kujtojmë se Tevez do të transferohet te Shanghai Shenua, me këtë rast do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë, me pagë rreth 600 mijë funte në javë. Kujtojmë se çifti tashmë ka tre fëmijë, përkatësisht vajzat Katie dhe Florencia, si dhe djalin, Lito Junior.