Skuadra gjermane, Bayern Munich ka nderuar në mënyrën më të mirë dy legjendat e skuadrës, Philipp Lahm dhe Xabi Alonso, të cilët po e zhvillojnë ndeshjen e fundit në karrierë. Para fillimit të ndeshjes me Freiburgun, ata janë nderuar nga kryesia e klubit dhe tifozët në stadium. Të dy futbollistët u ndjen të emocionuar dhe falënderuan të gjithë për dashurinë e treguar.