Shkup, 23 janar – Kryeministri Emil Dimitriev, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit ekzekutiv në VMRO, të hënën ka thënë se “ është më se logjikshme që fituesi me fituesin ta formojnë Qeverinë”. Dimitrev ka shtuar se “askujt nuk i shkon për shtat gjendja e tensionuar në të cilën institucionet janë në ngërç, ndërsa qytetarët në paqartësi. Pres që e tërë kjo të relaksohet me formimin e qeverisë së re sepse ekzistojnë shumë nevoja të cilat duhet të realizohen për qytetarët, e të cilat janë pjesë e programit me të cilin fitojmë”, ka theksuar Emill Dimitriev. Nga ana tjetër, edhe BDI ka shfaqur qëndrimin se koalicionin e ri duhet ta formojnë partitë fituese nga të dy blloqet. Këtë së fundmi e ka thënë edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Se BDI dhe VMRO janë afër marrëveshjes së re, në rrugë zyrtare… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)