BDI e Ali Ahmetit është partia me më shumë deputet në koalicionin Frpnti Evropian. BDI-në do ta përfaqësojnë 10 deputetë: Blerim Bexheti, Ilir Hasani, Sadulla Duraku, Dijana Toska, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jaoski, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi dhe Rina Ajdari.
Në ndërkohë, e dyta parti që ka përfituar është Aleanca për Shqiptarët: Ziadin Sela, Elmi Aziri, Ilire Dauri dhe Ilir Demiri, shkruan gazeta KOHA.
Pason PDSH me 2 deputetë – Menduh Thaçi dhe Fatmire Isaku, ndërkohë që Lëvizja Populli e ka nxjerrë vetëm 1 deputet – kryetarin e partisë, Skender Rexhepi.
Në ndërkohë, komuniteti turk përfaqësohet me dy deputetë: Bejxhan Ilijas dhe Sali Murat. (koha.mk)