Një foshnjë e lindur me flokë të bardhë ka çmendur internetin për shkak të ngjashmërisë së saj me Daenerys personazhin e filmit “Game of Thrones”. Devina Smith, nga Misisipi, tronditi familjen e saj kur lindi me flokë si dëbora. Nëna e saj, Jessica Smith, 27-vjeçare, postoi fotografi të të porsalindurës me flokë të argjendtë që janë klikuar me mijëra herë, me disa që pretendojnë se duhet të jetë photoshop. Megjithatë, mjekët konfirmuan se ngjyra e pazakontë e flokëve të Devinës është një gjendje e trashëguar e quajtur albinizëm i pjesshëm, i cili shkaktohet nga mungesa e pigmentit në flokë, në sy dhe lëkurë. Gjendja e rrallë gjenetike prek vetëm pesë në çdo 100.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.
Bebja me flokë si dëbora që po çmend internetin (FOTO)
Leave a comment