Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, spikati këtë sezon me fanellën e Rizesporit në kampionatin turk, duke zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze turke dhe jo vetëm.
Në ditët e fundit është përfolur për një akord me kampionët e Gallatasarait, mirëpo nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës ka hedhur poshtë të gjitha zërat duke pohuar se do të vazhdojë aventurën me Rizesporin edhe për 1 vit.
“Pas bisedimeve me presidentin e klubit z.Hasan Kartal dhe mosmarrëveshjes për transferimin, vendosa që deri në përfundimin e kontratës, karrierën ta vazhdoj te Rizespori”.
Kujtojmë që 25-vjeçari ka dhe 1 vit kontratë me klubin aktual turk. Me të mbaruar sezoni i ardhshëm Muriqi do të jetë lojtarë i lirë në treg çka do rrisë akoma dhe më shumë interesin e klubeve nga e gjithë Europa.