Shkup, 11 janar – Egzon Belica është lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi 27-vjeçar nga Struga, me një të kaluar te Besa e Kavajës, është bashkuar dje me ekipin në Turqi. Derisa, lajmin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e klubit të kuq. Largimi i Malotës dhe Krasniqit kishte lënë një boshllëk të madh në mbrojtjen e Partizanit, por drejtuesit e kuq kanë lëvizur në këtë drejtim dhe kanë sjellë në ekip përforcimin e parë për prapavijën. Belica ka luajtur në shumë kampionate, përveç atij maqedonas, por ka spikatur në Finlandë. Ai është 1.86 m i gjatë dhe me përvojën e tij pritet t’i shërbejë ekipit të trajnerit Starova në të ardhmen. Ndërkohë, te Partizani, strugani do të gjejë futbollistin shkupjan Jasir Asani.