Quhet Benjamin David dhe ndoshta është personi i vetëm në botë që shkon me not në punë. Thuajse të gjithë shkojnë në punë me makina, biçikleta ose me këmbë, por gjermani shkon me not. Mediat e huaja shkruajnë se Benjamin e bën këtë gjë për të shmangur trafikun e rënduar dhe noti në lumin Isar të Mynihut është një heqje stresi për të. Ai mban me vete një çantë që nuk depërton uji dhe aty fut dokumentet bashkë me laptopin dhe rrobat e tij zyrtare. Rruga që Benjamin bën me not është 2 kilometra e gjatë.
Benjamini që shkon në punë duke notuar (VIDEO)
Leave a comment